Ky asteroid është pasuruar me ar, hekur dhe nikel, me një vlerë të përllogaritur prej 10,000,000,000,000,000,000 dollarësh (ose 10,000 kuadrilion dollarë).
Megjithatë, në realitet, një përpjekje për të shfrytëzuar këtë asteroid do të kishte pasoja katastrofike për ekonominë globale, duke shkaktuar një rritje të paparashikueshme të vlerës së këtyre mineraleve. Kjo do të çonte në inflacion dhe do të ndikonte negativisht në stabilitetin financiar të botës.
NASA ka bërë të qartë se synimi i misionit të tyre nuk është për të fituar pasuri nga ky asteroid. Agjencia hapësinore ka filluar këtë mision për të nxjerrë më shumë mësim rreth proceseve gjeologjike dhe formimit të planetit, duke studiuar bërthamat planetare dhe planetët në përgjithësi.