Familja e Erik Jensen ka njoftuar në një postim në GoFundMe se pasi ai e kishte kaluar një aneurizëm të trurit një vit e gjysmë më parë, tani është diagnostikuar me kancer kolorektal në fazën IV.
Megjithëse kanceri ka shpërndarë në mëlçi, Erik është i ri dhe i fuqishëm, po kryen kimioterapi dhe vazhdon punën si regjisor dhe shkrimtar. Mjekët e tij shpresojnë që mund t’i zvogëlojnë tumoret aq sa të bëjnë dy operacione të mëdha për t’i hequr ato.

Familja e tij po kërkon mbështetje financiare për të mbledhur 300 mijë euro për trajtimin e kancerit dhe për të përballuar vitin e ardhshëm. Aktorët e “Walking Dead” dhe ekipi i serialit po mbështesin Erikun duke ndarë faqen e GoFundMe dhe dërguar mesazhe mbështetjeje.