Ish-mbrojtësi i Liverpool-it, Mamadou Sakho thuhet se sulmoi menaxherin e Montpellier, Michel Der Zakarian pas stërvitjes të së martës në mbrëmje, dhe është pezulluar këtë të mërkurë nga klubi francez.
Përplasja u ndez kur Sakho-s nuk iu dha një faull nga Der Zakarian gjatë stërvitjes dhe vazhdoi të largohej nga fusha stërvitore.

Vërejtja që më pas trajneri i bëri lojtarit e zemëroi Sakho-n i cili reagoi duke e rrëzuar Der Zakarian në tokë. Lojtarët dhe anëtarët e stafit u futën shpejt për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës, ndërsa Der Zakarian mbeti i tërbuar, duke përplasur dyert për të larguar zhgënjimin e tij.
Për shkak të sulmit të ndodhur pas stërvitjes së djeshme, drejtuesit e skuadrës së Ligue 1 vendosën të nisin një hetim të brendshëm, me synimin për të dëgjuar të gjithë dëshmitarët dhe për të konstatuar saktësinë e fakteve.
Sakho do të dëgjohet javën e ardhshme, por vendimi i skuadrës franceze për pezullimin e lojtarit tashmë është marrë.
Paraditen e kësaj të mërkure, Montpellier njoftoi pezullimin e tij, që do të thotë se nuk do të ketë të drejtë as të futet në ambientet e klubit, ndërsa pritet edhe përjashtimi i tij.