Me rastin e inaugurimit të Kings Leagues Americas, ish-futbollisti dhe presidenti aktual i kësaj lige, Gerard Pique, mori pjesë në eventin e prezantimit të turneut..

Megjithatë, gjatë një pauze në shfaqje, një tifoz regjistroi momentin në të cilin Pique kaloi nëpër skenë duke folur në telefon, ndërsa ai po shkonte drejt një fëmije që po kërkonte një autograf në fanellën e tij të Barcelonës.
Duke kaluar nëpër skenë me telefon në dorë, ai ra në një gropë më shumë se dy metra të thellë, por me fat nuk pësoi lëndime të rënda dhe u ngrit shpejt në këmbë. Ky ngjarje ishte e paimagjinueshme dhe bëri xhiron e mediave sociale, por Pique doli i pashqetësuar dhe vazhdoi më tej në ngjarje.