Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar qytetarët se vlerat e larta të manganit vazhdojnë të jenë të pranishme në ujin e liqenit të Badocit. Analizat laboratorike të fundit kanë treguar se vlerat e manganit janë ende mbi nivelin maksimal të lejuar sipas standardeve të cilësisë së ujit për konsum nga njeriu.
IKSHPK po vazhdon monitorimin e situatës dhe ekipet janë në terren 24/7. Ata bëjnë analiza fiziko-kimike të ujit të prodhuar në fabrikën e ujit të furnizuar nga Liqeni Badoc. Qytetarët janë njoftuar që uji nga liqeni i Badocit nuk duhet të përdoret për pije, por vetëm për pastrim, mirëmbajtje të higjienës dhe ambienteve të banimit, si dhe për nevoja të tjera.
Zonat që furnizohen nga liqeni akumulues Badocit dhe që përfshihen në ndalesën për përdorim për pije përfshijnë përfshijnë disa pjesë të Graçanicës, Veternikun, Preocin, Çagllavicën, dhe disa zona të tjera. Për shpërlarjen e rezervoareve të ujit në shtëpi dhe ndërtesat e banimit të përbashkët rekomandohet për pastrimin e shtresave të manganit të shtresuar.
Instituti po bashkëvepron me autoritetet komunale dhe KRU-ve për të normalizuar situatën. Qytetarët janë të ftuar të ndjekin njoftimet zyrtare nga IKSHPK dhe autoritetet komunale në lidhje me situatën dhe përdorimin e ujit.