Aktorja Charlize Theron ka “përqafuar” trendin e takave me çorape në një ngjarje bukurie në Los Angeles. Ajo kombinoi këpucë elegante me majë dhe takë të hollë me çorape të trasha në të njëjtën ngjyrë. Këpucët e saj me takë prej lëkure dhe rripa të trashë rreth kyçeve ishin një zgjedhje e guximshme, dhe Theron i bëri përshtypje me këtë stil të veçantë.

Aktorja po ashtu veshi një këmishë të zezë të tejdukshme që nxirrte në pah jelekët prej dantelle dhe një fund lëkure të zezë me shkëlqim dhe xhepa të thellë e të bollshëm.
Këtë kombinim të taka dhe çorapash, Charlize Theron e paraqiti me elegancë dhe stil, duke e bërë të qartë se është një ikonë e modës që ndjek trendet më të reja.