Google ka njoftuar se do të fshijë llogaritë e Gmail që janë inaktive për më shumë se dy vjet. Kjo masë është pjesë e një përditësimi të sigurisë për të adresuar shqetësimet e sigurisë, pasi llogaritë e braktisuara mund të jenë më të rrezikuara nga sulmet dhe përdorimi i fjalëkalimeve të vjetra.
Përdoruesit që nuk kanë përdorur llogarinë e tyre për të paktën dy vjet mund të përballen me fshirjen e llogarive të tyre dhe të gjitha të dhënave të ruajtura brenda tyre, duke përfshirë email-et, fotografitë dhe videot. Google do të dërgojë njoftime përpara se të fillojë procesi i fshirjes më 1 Dhjetor.

Eshtë e rëndësishme të përmendet se llogaritë që janë përdorur për të ngarkuar video në YouTube nuk do të fshihen. Për të shmangur fshirjen, përdoruesit duhet të tregojnë aktivitet në llogarinë e tyre, si të lexojnë apo dërgojnë email-e, të përdorin Google Drive, të shohin video në YouTube, etj. Google ka shtuar disa përjashtime, përfshirë rastet kur llogaritë janë përdorur për bërje blerjesh, përmbajnë bilanc monetar, apo menaxhojnë një llogari të mitur aktive përmes Family Link.