Sondazhi i Conde Nast Traveler për vitin 2023 ka përcaktuar që qyteti i Sienas në Itali është vendi i parë për banorët më miqësorë në Evropë. Siena është njohur për kulturën e saj të pasur, gastronominë dhe eventet tradicionale si Palio, një garë kuajsh që zhvillohet çdo verë në Piazza del Campo.
Në vendin e dytë dhe të tretë të kësaj liste janë qytetet irlandeze, Cork dhe Dublin, të cilat shquhen për mikpritjen e tyre dhe atmosferën e ngrohtë. Helsinki i Finlandës zë vendin e katërt në këtë listë të nderuar për miqësinë e banorëve.
Qytetet spanjolle, Malaga dhe San Sebastian, zënë pozitat e gjashtë dhe të shtatë, duke vazhduar trendin e njohur të mikpritjes në këtë vend të Evropës Juglindore. Lista vazhdon me Dubrovnikun e Kroacisë, Bukureshtin e Rumani, dhe Lubjanën e Sllovenisë, që mbyllin top-10 të qyteteve me banorët më miqësorë në Evropë sipas sondazhit.