“Ura e Artë” në malet Ba Na të Vietnamit është bërë një atraksion i njohur botëror dhe shumica e konsiderojnë si urën më të bukur të këmbësorëve në botë. Kjo urë është një shteg i gjatë 150 metra, i mbështetur nga dy duar masive që qëndrojnë lart mbi kurorat e pemëve.
Ura është vendosur në lartësinë prej 1.400 metrash në malet Ba Na pranë qytetit Da Nang në Vietnam. Dizajni i urës është frymëzuar nga figura mitologjike dhe gjigantë, dhe duart gjigante të dukshme janë krijuar nga fibra të xhamit dhe rrjetës me tela të vëna përreth bazës së çeliktë. Duart janë dekoruar me myshqe dhe çarje për të dhënë një dukje të vjetër dhe të mrekullueshme.
Ura e Artë u hap për publikun në qershor dhe ka bërë pjesë në një projekt të madh turistik me vlerë dy miliardë dollarë, me qëllim të tërheqjes së më shumë turistëve në këtë zonë. Kjo pjesë e Vietnamit tashmë është një destinacion turistik i njohur, duke përfshirë një replikë të fshatit mesjetar francez dhe shumë atraksione të tjera turistike.