Një person me fat në Amerikë ka fituar një loto në vlerë prej 44 milionë dollarë por është afër skadimit të kohës për të kërkuar çmimin e tij.
Zyrtarët e Lotarisë në Florida njoftuan të hënën se personi që ka fituar një shumë prej 44 milionë dollarësh ende nuk ka shpallur fitoren e tij.
Personi i suksesshëm ka afat deri më 11 dhjetor për të kërkuar dhe pretenduar çmimin e fituar. Bileta fituese u blenë në qytetin Kissimmee në Florida.