Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kritikuar projekt-buxhetin për vitin 2024, të prezantuar nga kryeministri Albin Kurti në Kuvend.
Haradinaj e vlerësoi rritjen nominale të buxhetit prej 102 milionë euro si një zvogëlim real, duke e shoqëruar këtë deklaratë me shqetësimet e tij lidhur me paga të ulëta dhe nënçmimin e disa sektorëve, duke përfshirë Policinë e Kosovës, shëndetësinë, dhe drejtësinë. Ai gjithashtu shprehu shqetësimin në lidhje me nivelin e investimeve kapitale, duke thënë se shtimi i tyre për vetëm 48 milionë euro është një formë e stagnimit.
Në anën tjetër, kryeministri Kurti tha se buxheti për vitin 2024 do të jetë 3 miliardë e 314 milionë euro dhe do të përfshijë një rritje të konsiderueshme në sektorin e mbrojtjes dhe sigurisë.

