Andreea Vilcan, këngëtarja rumune, është bërë e njohur në publikun shqiptar pas interpretimit të disa këngëve shqipe. Më së fundmi, ajo ka performuar hitin e Shkurte Fejzës, “Mora Fjalë”. Andreea Vilcan ka shfaqur interes të veçantë për kulturën shqiptare dhe ka vizituar edhe Prekazin në Kosovë.
Ajo ka ndarë disa fotografi nga vizita e saj, duke shfaqur edhe simbole kombëtare shqiptare si shqiponja. Në një postim në rrjetet sociale, ajo ka uruar Ditën e Flamurit dhe ka shprehur dashurinë ndaj shqiptarëve. Këngëtarja rumune gëzon një vokal të veçantë dhe ka fituar pëlqimin e shqiptarëve.