WhatsApp po rikthen funksionin “View Once” për foto dhe video për përdoruesit në versionet e saj për desktop, duke iu mundësuar përdoruesve të shikojnë përmbajtjen vetëm një herë para se ajo të zhduket nga biseda. Veçoria ishte hequr një vit më parë “për arsye sigurie”. Raportohet se ky funksion është aktivizuar për versionet e WhatsApp Web dhe WhatsApp për desktop në platformat Windows, macOS dhe pajisjet e lidhura si iPad. Kjo ndjek pas aktivizimit të kësaj funksionaliteti për përdoruesit e WhatsApp në versionet mobile për Android dhe iOS.
Keep Reading
Add A Comment