Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka marre pjesë në Konventën e 6-të të Industrisë së Drurit, një ngjarje e rëndësishme për sektorin industrial në vend. Në fjalimin e tij, Kurti e ka vlerësuar sektoren e drurit si një nga ato strategjike për zhvillimin ekonomik të vendit.
Nënvizoi potencialin e sektorit të drurit për të rritur përfitimet nga burimet vendore dhe kontribuar në zhvillimin e lidhjeve me sektorët e tjerë ekonomikë si tekstili, produktet metalike dhe shërbimet lidhur me industrinë, Kurti ka bërë një vlerësim të pozitshëm për performancën e këtij sektori.
Eksportet totale për produkte si dyer, dritare, mobilje druri dhe ndërtesa parafabrikuara kanë arritur një shifrë prej 563 milionë euro në dy vitet e fundit. Ai po ashtu ka theksuar rritjen e eksporteve në vitin 2022, që ka arritur vlerën prej 920 milionë euro, një shifër e rëndësishme që tregon potencialin e sektorit për t’u bërë një pjesë e rëndësishme e ekonomisë vendore.
Kurti ka theksuar se rekordi i eksporteve të shërbimeve ka arritur një vlerë prej mbi 2.5 miliardë euro në vitin 2022, shifër që paraqet një rritje prej 32% krahasuar me vitin 2021. Ai po ashtu ka bërë të ditur se investimet e huaja kanë dyfishuar, duke arritur një shifrë rekord prej 772.3 milionë euro në vitin 2022, me një rritje prej 84% krahasuar me vitin 2021.
Gjithashtu, Kurti ka përmendur rëndësinë e arsimit dual për të përgatitur fuqinë punëtore, duke e vlerësuar si një pjesë të rëndësishme të përpjekjeve të vendit për të transformuar ekonominë. Ministja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, gjithashtu ka bërë një prezantim në këtë konventë, duke shprehur potencialin e jashtëzakonshëm të shumë sektorëve industrialë në Kosovë, duke përfshirë atë të drurit.