2 Chainz u dërgua me urgjencë në spital në Miami pas një aksidenti me makinë. Pamjet video pas aksidentit u ndanë në InstaStory, ku reperi shihet në pjesën e pasme të një ambulance duke u marrë me barelë.

Sipas raportimeve, ai ka pësuar lëndime në qafë dhe mund të ketë edhe lëndime të tjera, por është në gjendje të qëndrueshme në spital. Aksidenti ndodhi kur një shofer me një makinë Tesla goditi makinën e reperit nga pas.
Policia dyshon se shoferi mund të ketë vozitur nën ndikim. 2 Chainz ishte në Miami për një ngjarje të Art Basel dhe ishte larguar nga një klub striptizi para aksidentit.