Gjashtë fanella të veshura nga Lionel Messi gjatë Kupës së Botës 2022 u shitën për një shumë prej 7.8 milionë dollarësh (7 milionë euro) në një ankand të Sotheby në Nju Jork. Lionel Messi ishte kapiteni i Argjentinës në këtë turne, ku ata fituan Kupën e Botës duke triumfuar në finale kundër Francës me penallti.
Këto fanella përfshinin ndeshjet e ndryshme të turneut, duke filluar nga finalet, gjysmëfinalet, çerekfinalet, 1/16-ta, dhe dy ndeshjet e grupit. Messi shkeli një rekord personal, duke u bërë lojtari i parë në historinë të Kupës së Botës që shënon në fazat e ndryshme të një turneu, duke përfshirë grupet, 1/16-tën, çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalen.
Pjesa e të ardhurave nga ky ankand do t’i dhurohet Projektit Unicas, të drejtuar nga Spitali i Fëmijëve Sant Joan de Deu në Barcelona, me mbështetjen e Fondacionit Leo Messi. Qëllimi i këtij projekti është të ndihmojë fëmijët që vuajnë nga sëmundje të rralla.