Në xhirot e fundit të Superligës Femërore, vajzat e Prishtinës triumfuan ndaj Trepçës me rezultatin 64:79. Ndër lojtarët më të dalluar ishin Asianae Johnson me 24 pikë, 11 kërcime dhe 7 asistime, si dhe Jade Williams me 23 pikë, 14 kërcime dhe 2 asistime.
Derbi i kësaj jave në Pejë mes Penzes dhe Peja 03 përfundoi me fitoren e Peja 03 me rezultatin 78:109. Lojtari më i dalluar ishte Taylor Jones me 23 pikë, 10 kërcime dhe 9 asistime, ndërsa Zërina Shatri shënoi 19 pikë, 12 kërcime dhe 3 asistime.
Në ndeshjen e fundit të xhiros së 12, Bashkimi triumfoi ndaj United Basketball me rezultatin 98:49. Sarah Mgbeike shquhej me 20 pikë, 16 kërcime dhe 8 asistime në këtë fitore të vajzave nga Prizreni.