Duket se këngëtari dhe prezantuesi i njohur shqiptar, Robert Berisha, ka gjetur sërish dashurinë.
Në pamjet e fundit, ai është kapur në krahët e një vajze, e cila ka preferuar të mbulojë fytyrën gjatë një momenti të përbashkët.
Dyshja duket se po ushtron bashkë në një palestër, ku edhe fotografia e tyre u realizua.
Në fotografi, Robert Berisha ka shtuar një emoji të zemrës së kuqe në fytyrën e tij.

Edhe pse prej kohësh ka qenë i deklaruar beqar, ai është njohur për marrëdhënie publike më parë, përfshirë atë me modelen Laureta Maqedonci.
Vlen të theksohet se Roberti ka edhe një vajzë nga martesa e mëparshme me Nora Istrefin.