Natyra ka një ndikim të jashtëzakonshëm në motivimin tonë të përditshëm, sa më shumë kohë të kalojmë pranë natyrës, aq më pozitivë do të ndihemi. E ku ka më mirë nëse këtë kohë e kalojmë me kolegët, në një udhëtim të organizuar nga kompania, ku punonjësit shpenzojnë pjesën më të madhe të kohës me aktivitete në natyrë dhe ndërveprime mes njëri-tjetrit? Kjo do të ishte terapia më e mirë për vendosjen e marrëdhënieve të shkëlqyera me kolegët.
A post shared by Discover Albania (@discover.albania.al)
Ndjenja e vlerësimit prej kompanisë
Realizimi i staff retreat nga kompania do të rrise tek punonjësi ndjenjën e vlerësimit të kompanisë. Në momentin që kompania tejkalon detyrimet e saj, duke u kujdesur edhe për marredhëniet mes kolegëve, krijimin e një ambienti të këndshëm dhe veçanërisht që stafi të jetë i kënaqur jo vetëm nga ana e karrierës por edhe me kompaninë dhe me kolegët.
Staf i vlerësuar, zgjidhje konfliktesh
Në team building stafi ndjehet i vlerësuar dhe më i afërt me kolegët dhe me kompaninë. Këto aktivitete sjellin forcimin e kulturës së brendshme të kompanisë dhe mishërimin e vlerave të kompanisë tek punonjësit.Fryma dhe komunikimi i përçuar është forcimi i mëtejshëm i marrëdhënieve mes kolegëve dhe dëshmia e një përkushtimi të ndërsjelltë mes kompanisë dhe punonjësve.

Mundësia për të zgjidhur çështje të ndërlikuara, larg ambientit të zakonshëm të punës
Qenia mes kolegëve në një ambient më relaksues dhe me më pak tension, sesa në një ditë të zakonshme pune, çliron më tepër energji pozitive dhe ide të reja lidhur mes njëri-tjetrit dhe në raport me kompaninë.

Nëse doni të motivoni punonjësit tuaj, bëjini ata të kënaqen! Nëse mund të qeshim së bashku, mund të punojmë së bashku. Një ekip nuk është ekip vetëm sepse punonjë bashkë, por sepse besojnë, respektojnë dhe vlerësojnë njëri-tjetrin.
Po ti, je gati për një eksperiencë “team building”?
