Viti aktual duket se ka sjellë sfida të vështira për sektorin e vreshtarisë në Kosovë. Me mbi 3 mijë e 400 hektarë të shtrira kryesisht në komunat e Rahovecit, Suharekës, Gjakovës dhe Malishevës, vreshtaria ka një ndikim të drejtpërdrejtë në rreth 5 mijë ekonomi familjare dhe indirekt në rreth 30 mijë ekonomi familjare, sipas të dhënave nga Ministria e Bujqësisë.
Vreshtari Meriman Çanta nga komuna e Rahovecit ka shprehur se ky vit ka qenë i vështirë për fermerët që punojnë vreshtat. Ai ka ndarë shqetësimin se nuk ka arritur të marrë as 1 të katërtën e rrushit nga vreshtat e tij këtë vit, duke theksuar se kjo mund të jetë pasojë e ndryshimeve të motit.
Situatat e tilla tregojnë se kushtet atmosferike, përfshirë temperaturat, shiun dhe motin e përgjithshëm, kanë ndikuar negativisht në prodhimin e rrushit dhe mund të kenë pasoja ekonomike për fermerët e vreshtave. Këto sfida janë shembull i rëndësisë së monitorimit të kushteve atmosferike dhe zhvillimit të strategjive për adaptim në sektorin e bujqësisë për të përballet me ndryshimet klimatike.