Apple, kur prezantoi serinë iPhone 14, premtoi dy vjet përdorim falas të funksionit të satelitit “Emergency SOS”, i cili lejon kontaktimin e shërbimeve të urgjencës në vende pa mbulim celular. Tani, ata kanë njoftuar se kjo periudhë pa pagesë do të zgjatet për një vit të shtuar për përdoruesit e iPhone 14 që e aktivizojnë këtë veçori në vende të mbështetura para datës 15 nëntor 2023.
Megjithatë, ende nuk ka informacion mbi kostot e kësaj funksionaliteti pas përfundimit të periudhës falas. Veçoria “Emergency SOS” përmes satelitit aktualisht është e disponueshme në disa vende duke përfshirë Australinë, Austri, Belgjikën, Kanadanë, Francën, Gjermaninë, Irlandën, Italinë, Luksemburgun, Hollandën, Portugalinë, Spanjën, Zvicrën, Mbretërinë e Bashkuar, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Zelandën e Re.