Njihuni me Fabion dhe Birjanën, çiftin që kanë vendosur të qëndrojnë në Shqipëri, dhe të çojnë përpara biznesin e familjes Në dy dekadat e punës tonë në turizëm, aspektet që kemi shijuar e shijojmë më shumë, janë takimet me njerëzit e turizmit. Ata që në tregun e vështirë dhe kaotik shqiptar i kanë hapur shtigjet me duar. Dhe kur themi me duar nuk e kemi fjalën në sensin figurativ por për kuptimin e parë të fjalës.Fjala vjen kur shkuam të vizitojmë Hanin e Çetës në Kavajë, si një restorant i ri tradicional dhe takuam Fabion e Birjanën, një çift i ri e…
Author: Women's Power
Për të disatin edicion radhazi Shqipëria iu bashkua eventit më të madh ndërkombëtar të ushqimit, “Terra Madre – Salone del Gusto” , i cili zhvillohet çdo dy vjet, kushtuar politikave ushqimore, bujqësisë së qëndrueshme dhe mjedisit, që këtë vit numëronte edicionin e tij të 14-të. 5 ditët e eventit të zhvilluar nga data 22-26 shtator 2022 në Parkun Dora të Torinos, këtë vit iu kushtuan RIGJENERIMIT. Nëse vitet 2020 dhe 2021 do të ishin vitet e rimëkëmbjes, ky vit do të ishte ai i një rinovimi rrënjësor të nevojshëm për një tranzicion të vërtetë agroekologjik, i cili – sipas Slow…
Çfarë mund të konsumohet në Shqipëri? Kjo është një ndër pyetjet që turistëve kudo nëpër botë, u vjen në mendje përpara se të vizitojnë vendin tonë, sikurse ndodh në çdo vend që udhëtohet. Sipas faqes së njohur për statistika në kulinari, Taste Atlas, Shqipëria është e ‘famshme’ për flinë. Flija është një pjatë tradicionale e veriut të Shqipërisë, e cila piqet në saç dhe shtrohen petë pas pete. Kjo pjatë është një ndër asetet më tërheqëse të zonës së veriut të Shqipërisë për turistët, sidomos në Theth dhe Valbonë. Në këtë atlas botëror të ushqimit, i cili është një magnet…
Vetem rreth 15 km larg qytetit te Shkodres gjendet bar restorant “Zemra e Ballkanit. Ne Rragam te Gurit te zi mund te jete kjo nje nga destinacionet me te mira per te kaluar fundjaven. Me te mberritur aty te paraqitet nje peisazh mahnites natyror e cila te ben te mbushesh thelle me fryme dhe te te kaploje nje ndjesi relaksi (fiks sic duhet te jete fundjava). Me pas ne hyrje te restorantit do te perballeni me pronarin i cili me buzeqeshje dhe shume perzemersi do tiu beje te ndiheni “si ne shetpine tuaj”. Tek “Zemra e Ballkanit” mund te shijoni…
Turizmi dhe trashëgimia gastronomike janë një binom fitimtar nëse bëhet fjalë për t’i dhënë hov jo vetëm zhvillimit ekonomik por edhe promovimit të produkteve tipike e autentike vendore, me një shije të pakrahasueshme dhe nxjerrjes në pah të prodhuesve të vegjël që na mundësojnë këto thesare gastronomike bazuar në dije e histori. Gastronomia përfshin të gjithë historinë e një territori dhe përfaqëson mënyrën në të cilën kulturat e ndryshme janë shfaqur gjatë shekujve. Hapi i parë për të rritur interesin mbi trashëgiminë vendase gastronomike është të treguarit të ekzistencës dhe historisë së saj. Slow Food, në përpjekjen e saj mbi…
Ilirjan Gjika Historian, studiues Dikur, në ato vite të largëta askujt prej legjionarëve romakë, bile as vetë Çezarit që zbarkoi në ‘’Rrugët e Bardha’’ apo bregun e Palasës, nuk do t`i shkonte ndër mend se ky itinerar do të bëhej një ditë një atraksion turistik. Gjithsesi një gjë e tillë ndodhi dhe sot janë me dhjetëra turistë shqiptarë dhë të huaj që e provojnë këtë aventurë në të katër stinët e vitit. Këtu në këtë cep të Shqipërisë jugperëndimore, gjithçka nis me natyrën e bukur por të ashpër, ku kombinohet bregdeti abraziv detar, mali me shpate të thepisura, shtigjet këmbësore…
Parku Arkeologjik i Kombëtar i Apolonisë është një nga atraksionet më të pëlqyera të turizmit kulturore në Shqipëri. I vendosur në perëndim të Fierit përgjatë autostradës së jugut ai ka shumë për të ofruar. Përveç monumenteve dhe rrënojave antike që ndodhen në natyrë si agonotetët, odeoni, biblioteka, portiku me nishe, tempulli i Dianës, vilat romake me impluvium dhe mozaikë, fontana monumentale, muret rrethuese, akropoli, etj, vizitorët, mund të ndalen edhe te Muzeu Arkeologjik që ndodhet në godinat e manastirit të dikurshëm mesjetar. Të gjitha këto monumente dhe objekte arkeologjike janë zbuluar gjatë këtyre 100 viteve të fundit. Si piknisje do…
Enkeleda Memisha Pedagoge në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë Studiesit arrijnë deri aty, sa mendojnë se është Kalaja më e madhe në Shqipëri, madje shkojnë edhe më tej, me e madhja në Ballkan për territorin në të cilin shtrihet. Rëndësia e investimeve në zhvillimin ekonomik të zonës, është jetike për të gjithë komunitetitn e Dibrës. Në një kohë që shumica e popullsisë dhe burimeve ekonomike në Shqipëri, është përqëndruar në 5 Bashkitë më të mëdha, pjesa tjetër e vendit ndodhet në varfëri ekonomike dhe në nivele të larta papunësie. Shqipëria është e pasur me burime natyrore të cilat, ose janë lënë pas…
Natyra ka një ndikim të jashtëzakonshëm në motivimin tonë të përditshëm, sa më shumë kohë të kalojmë pranë natyrës, aq më pozitivë do të ndihemi. E ku ka më mirë nëse këtë kohë e kalojmë me kolegët, në një udhëtim të organizuar nga kompania, ku punonjësit shpenzojnë pjesën më të madhe të kohës me aktivitete në natyrë dhe ndërveprime mes njëri-tjetrit? Kjo do të ishte terapia më e mirë për vendosjen e marrëdhënieve të shkëlqyera me kolegët. A post shared by Discover Albania (@discover.albania.al) Ndjenja e vlerësimit prej kompanisëRealizimi i staff retreat nga kompania do të rrise tek punonjësi ndjenjën…
Brod e Dragash, Brezovicë e Prevallë Brod e Dragash, Brezovicë e Prevallë. Gjithçka që lidhet me turizmin malor e të çon në Malet e Sharrit, këndej e andej Prizrenit e që vlen të vizitohen në çdo stinë. Në Prevallë e Brezovicë mund edhe të kaloni përgjatë, teksa merrni udhën e vjetër nga Prizreni në Prishtinë por në Dragash e Brod, duhet të shkoni enkas e të dilni nga Prizreni për në jug. Edhe sepse është pjesa më e bukur dhe më e paprekur e Parkut të Sharrit por edhe për një arsye tjetër; sepse në Brod, ndodhet Arxhena, resorti turistik…