Melcia juaj është një nga gjendrat më të rëndësishme dhe organi i dytë më i madh në trup. Fuksionon pa pushim-ky organ 1.4 kg ndihmon në detoksifikim, metabolizmin e karbohidrateve, sintezën e proteinave, prodhimin e bio-kimikëve që kërkohen për tretje, ruajtjen e glikogjenit, prodhimin e bilarit, sekretimin e hormoneve dhe dekompozimin e rruazave të kuqe të gjakut. Duke iu referuar stilit të përditshmërisë, si konsumimi i alkolit të tepërt, konsumimi i ushqimeve jo-të shëndetshme, pa ushtrime fizike, mëlcia mbingarkohet, dhe kjo mund të cojë në komplikime si cirroza, ascite, hepatit, dështim të mëlcisë etj. Sigurisht ju mund t’i shmangni ose…
Author: Women's Power
Nëpërmjet testit gjenetik dhe informacioneve lidhur me të është i mundur planifikimi i një rrugëtimi të personalizuar që do t’ju ndihmojë të arrini qëllimet tuaja më thjeshtë dhe më shpejtë, por mbi të gjitha të mbani rezultatet e arritura. Njohja e karakteristikave tuaja gjenetike do t’ju ndihmoj të bëni zgjedhje më të drejta për shëndetin tuaj, si edhe të keni më shumë njohuri mbi organizmin tuaj dhe mbi mënyrën se si ai funksionon. Informacionet e bashkangjitura në raport do t’ju ndihmojnë të gjeni stilin e jetës të përshtatshëm për mirëqënien tuaj. Ky test gjenetik na lejon të gjejmë variante gjenetike…
Miti nr.1 : Hani më pak +Aktivitet fizik=Humbje pesheKemi dëgjuar pafund udhëzime që njerëzit duhet të ndjekin për të humbur peshë: “Thjesht hani më pak dhe stërvituni më shumë”, “Mos hani kaq shumë”, “ Ka të bëjë vullneti”. Të gjithë e dinë që njerëzit që janë mbi-peshë zakonisht janë dembelë kur vjen puna te aktiviteti fizik. Por një formulë e thjeshtë mund të jetë tejet efektive: Hani më pak +Aktivitet fizik=Humbje peshe . Shumë prej nesh mendojnë që njerëzit nuk humbin dot peshë për shkak se:-Janë përtacë dhe nuk ushtrohen mjaftueshëm.-Hanë shumë dhe sërish nuk ushtrohen mjaftueshëm.Ka vetëm një problem…
Të klasifikuar në 2015 si kancerogjenë, mishrat e përpunuar kanë qenë në qendër të interesit publik dhe kërkimet shkencore kanë treguar që mishërat e përpunuar çojnë në gjendje vdekjeprurëse. Pra si është puna me mishrat e përpunuar që sjellin efekte kaq negative në shëndet? Pjesa e problemit shtrihet në përmbajtjen e përbërjes së quajtur: nitriti i natriumit. Ndërkohë që mishrat e përpunuar janë të mbushura plot me përbërës të pashëndetshëm dhe të rrezikshëm, nitrati i natriumit mund të jetë më i dëmshmi. Kjo sepse mund të konvertohet në një përbërje që mund të lidhet me kancerin, sëmundjen Alzheimer, madje dhe…
Dieta Mesdhetare në bazë të studimeve të bëra ka treguar që mund t’ju mbrojë nga sëmundjet e zemrës, diabeti dhe obeziteti. Sipas kësaj diete ju mund të konsumoni shumë perime, fruta, drithëra integrale, vaj ulliri (yndyrna të shëndetshme), pak peshk dhe mish.Kjo dietë është e pasur në antioksidantë dhe flavonoide, të cilat lidhen me jetëgjatësinë, me plot me ushqyes. Stili ynë i jetesës është një faktor i rëndësishëm në rritjen e obezitetit, sëmundjeve kardiovaskulare, kancerit, dhe sëmundje të tjera të lidhura me stilin e jetesës. Dieta Mesdhetare ndiqet kryesisht në Itali, Spanjë, Greqi, Francë, Portugali dhe Kroaci dhe u zbulua…
Çdokush prej nesh ka antioksidantë ose radikalë të lirë të pranishëm në trup. Disa antioksidantë janë të prodhuar nga vetë trupi, ndërkohë që të tjerët mund t’i marrim duke ngrënë ushqime të pasura me antioksidantë. Trupat tanë gjithashtu prodhojnë dhe radikalë të lirë, si nën produkte të reagimeve qelizore. Për shembull, mëlçia prodhon dhe përdor radikalët e lirë për të detoksifikuar trupin, ndërkohë që rruazat e bardha dërgojnë radikalë të lirë për të shkatërruar bakteriet, viruset dhe qelizat e dëmtuara.Kur lloje të ndryshme të molekulave të oksigjenit lejohen të lëvizin lirisht në trup, ato shkaktojnë atë që njihet si dëmtimi…
Shkeputur nga libri “Jeto shendetshem” Anila Kalleshi Mëngjes për mëngjes, ne qëndrojmë pëpara pakove të kornflekseve, duke lexuar……“RDA”, një mëngjes i cili përfshin thiaminë, riboflavinë, niacinë, dhe të gjitha së bashku me reklamat e zgjuara, na sigurojnë neve një dietë të mirëbalancuar që na jep neve çdo gjë për të cilën kemi nevojë. Kjo, gjithsesi është gënjeshtra më e madhe për kujdesin shëndetësor, një besim i bazuar në një informacion të gabuar dhe një keqkuptim i plotë i natyrës së trupit njerëzor.Njerëzimi si një makinëShumë vite më parë, paraardhësit tanë kanë shpenzuar shumë energji duke qënë gjuetarë . Koncepti i…
Crregullimi i vetëm shkencërisht i bindshëm e aksionit të grurit është sëmundja celiake. Celiakët duhet që të eleminojnë grurin nga regjimi i tyre ushqimor, përveç nëse duan që përjetojnë të gjitha efektet e këqija të kësaj sëmundjeje. Çfarë mund të na mësojë eksperienca e tyre në lidhje me pasojat e eleminimit të grurit nga tavolina? Efektivisht, studimet klinike e kryera mbi celiakët që kanë qënë detyruar për të eleminuar të gjitha produktet që përmbajnë glutinë, kanë informacione shumë të mira në lidhje me humbjen e peshës. Fakti që mjekët e diagnostikojnë shumë rrallë celiakinë, është e lidhur me faktin që…
Sa herë keni dëgjuar njerëz të thonë se nuk duan që të konsumojnë lëngje para se të shkojnë në shtrat, sepse konsumimi i tyre do t’u shkaktoje probleme gjatë natës? A e dini pse shumë njerëz zgjohen për të urinuar gjatë natës? Forca e gravitetit lejon që uji të depozitohet në pjesën e poshtme të trupit tuaj. Kur qëndroni në këmbë, ato bymehen, ndërsa kur jeni shtrirë, këtë nivel e ruajnë veshkat, pasi ato janë organi i cili bën të mundur shkarkimin e lëngjeve. Pirja e ujit në një kohë të caktuar maksimizon efektivitetin e saj në trup. 2 gota ujë pas…
Çrregullimet e lidhura me sëmundjen celiake, ose më saktë me intolerancën e glutenit – janë të mëposhtmet: – DERMATIT HERPETIFORMIS. Kjo karakteristikë është ndërmjet manifestimeve më të zakonshme të sëmundjes celiake (ose e intolerancës së glutinës të ndërmjetësuar). Dermatitis herpetiformis është një skuqje e lëkurës e kruajtshme ose e parregullt që shfaqet zakonisht në bërryla, në gjunjë dhe në shpinë. Kjo shmanget në momentin e eleminimit të glutinës. – ÇRREGULLIMET E MËLÇISË. Çrregullimet e mëlçisë të lidhur me sëmundjen çeliake mund të akumulojnë forma të ndryshme, që nga anomalitë e vogla të gjetura deri në provimet e vlerave të mëlcisë…