Emmett Shear, ish-CEO dhe bashkëthemeluesi i Twitch, është emëruar si CEO i ri i përkohshëm i OpenAI, startup-it të Inteligjencës Artificiale.

Lëvizja ka ndodhur pas thirrjeve nga investitorët e OpenAI për të rikthyer Sam Altman si CEO, por bisedimet për kthimin e tij kanë dështuar.
Emmett Shear, njohur për udhëheqjen e tij në Twitch, ka përvojë të pasur në fushën e teknologjisë dhe startup-ve. Në një intervistë të mëparshme, ai ka shprehur skeptizëm në lidhje me rreziqet potenciale të Intelegjencës Artificiale dhe ka thënë se është e rëndësishme të mbahet nën kontroll.