Drake, reperi kanadez me famë botërore, ka publikuar këngën e tij të re “Polar Opposites” dhe videoklipin e saj, duke shtuar një notë shqiptare. Në videoklip, Drake shfaqet duke luajtur poker me miq shqiptarë dhe duke veshur një xhaketë të kuqe me shqiponjën e zezë, simbol kombëtar i Shqipërisë.
Në tekstin e këngës, Drake këndon për një vajzë të quajtur Mariana, dhe duket se ka një lidhje me Prishtinën, duke përdorur fraza si “Either it’s your text that I’m misreading, Or it’s just your actions are misleading, Don’t know how they do things in Pristina.”
Ky veprim i Drake ka bërë që shqiptarët dhe dashamirësit e tij të reagojnë pozitivisht dhe të ndihen krenarë për përfshirjen e simboleve shqiptare në këngën dhe videoklipin e tij. Drake ka shprehur më herët që ka në plan të marrë një pushim nga skena muzikore për të fokusuar te shëndeti i tij.