Kryeministrja franceze Elisabeth Borne ka kërkuar ministrave dhe ekipet e tyre të largohen nga përdorimi i aplikacioneve si WhatsApp, Telegram dhe Signal për arsye të sigurisë. Borne ka theksuar se këto mjete digjitale nuk janë pa të meta sigurie dhe nuk mund të garantojnë sigurinë e bisedave dhe informacionit të ndarë nëpërmjet tyre.
Si alternativë, qeveria franceze ka caktuar afatin deri më 8 dhjetor për përdorimin e aplikacionit francez Olvid, i cili është i certifikuar nga agjencia franceze e sigurisë kibernetike ANSSI. Në të njëjtën kohë, ata mund të përdorin edhe aplikacionin Tchap, një platformë e sigurtë e mesazheve e zhvilluar nga qeveria franceze dhe e lansuar në vitin 2019.
Ministri dixhital francez, Jean-Noël Barrot, ka konfirmuar se ekipi i tij dhe ai kanë përdorur Olvid që nga korriku i vitit 2022 dhe se gjatë dhjetorit, e gjithë qeveria do të përdorë këtë sistem të mesazheve të sigurta.