Lista e 10 hoteleve më të mira në botë për vitin 2023 sipas The World’s 50 Best Hotels është si vijon:
- Passalacqua – Moltrasio, Itali
- Rosewood – Hong Kong, Kinë
- Four Seasons Bangkok në lumin Chao Phraya – Bangkok, Tajlandë
- The Upper House – Hong Kong
- Aman – Tokio, Japoni
- La Mamounia – Marrakech, Marok
- Soneva Fushi – Maldive
- One&Only Mandarina – Puerto Vallarta, Meksikë
- Four Seasons Firenze – Firence, Itali
- Mandarin Oriental – Bangkok, Tajlandë
Këto hotele dallojnë për pamjen e tyre të mrekullueshme, shërbimin e lartë dhe eksperiencën e jashtëzakonshme që ofrojnë mysafirëve.
Fituesi i këtij viti është Passalacqua në brigjet e liqenit Como në Itali, një vilë e shekullit të 18-të me pamje të mrekullueshme të liqenit Como dhe vetëm 24 dhoma për mysafirë.
Hoteli është plot me detaje ekstravagante dhe autentike dhe siç pritej qëndrimi atje nuk është aspak i lirë, pasi opsioni më i lirë është nga 1215 euro e më lart.
Vihet në pah një meny interesante e përbërë nga produkte vendase dhe të freskëta, si dhe një kurs për përgatitjen e akullores, dhe duhet theksuar se ky hotel është hapur vetëm dy vite më parë.