Studimet shpesh konfirmojnë rëndësinë e gjumit për mirëqenien fizike dhe mendore. Njerëzit që nuk flenë mjaftueshëm mund të jenë më të rrezikuar nga ftohja dhe sëmundjet tjera.
Një studim me pjesëmarrës të prekur nga gripa tregoi se ata që flinin më pak se gjashtë orë në natë ishin katër herë më të rrezikuar nga sëmundja krahasuar me ata që flinin 7-8 orë. Njerëzit që flinin më pak se pesë orë në ditë ishin shumë herë më të rrezikuar.
Gjumi ka një ndikim të fortë në sistemin imunitar dhe ndihmon trupin të luftojë sëmundjet. Mungesa e gjumit mund të ndikojë negativisht në shëndetin fizik dhe mendor. Në kohën kur viruset janë të pranishme kudo, një gjum i mjaftueshëm është kritik për forcimin e sistemit imunitar dhe për mbrojtjen nga sëmundjet.