Lionel Messi bëri histori të re në futbollin botëror pasi fitoi çmimin “Topi i Artë” për herë të 8-të. Ky nder i madh iu dha pasi ai udhëhoqi Argjentinën drejt fitores në Kupën e Botës në Katar. Messi aktualisht luan për Inter Miami në Amerikë.
Ceremonia e ndarjes së çmimeve u zhvillua në Paris, ku Messi pranoi me krenari trofeun për heron e tij.
Messi shprehu emocionin e tij, duke thënë: “Është një kënaqësi të jem këtu edhe një herë për të shijuar këtë moment.”
Ai ishte kandidati kryesor për fitimin e këtij çmimi, por kishte një rival të fortë në norvegjezin Erling Haaland, i cili shënoi shumë gola në Premier League, u bë kampion me Manchester City, fitoi FA Cup dhe Champions League.
Çmimin për lojtarin më të mirë të ri e fitoi Jude Bellingham, ndërsa portieri argjentinas i Aston Vilës, Emiliano Martinez, u shpall portieri më i mirë.
Çmimi i skuadrës më të mirë për meshkuj shkoi te Manchester City, ndërsa për femrat, Barçelona u shpall skuadra më e mirë e vitit. Aitana Bonmati fitoi “Topin e Artë” për femra, pasi fitoi Champions League dhe kampionatin spanjoll me Barcelonën dhe Kupën e Botës me Spanjën.