Keni menduar ndonjëherë se çfarë thonë sytë tuaj për ju? Duket se femrat me sy të ngjyrës kafe konsiderohen më të besueshme se ato me sy të kaltër, ndërsa meshkujt me fytyra të rrumbullakëta gjithashtu perceptohen si më të besueshëm se ata me forma fytyre të mprehta.

Një studim i kryer nga Universiteti Charles në Çeki, ka kërkuar vlerësimin e besueshmërisë së fytyrave të burrave dhe grave vetëm duke shqyrtuar sytë e tyre: ngjyrën dhe formën.
Shumica mendonin se njerëzit me sy të ngjyrës kafe janë më të besueshëm se ata me sy të kaltër, por ngjyra e syve mund të mos jetë faktori vendimtar.
Për burrat, vlerësimet u lidhen kryesisht me formën e fytyrës: Pjesëmarrësit thanë se do të besonin më shumë njerëzit me fytyra të rrumbullakëta dhe buzë të mëdha më shumë se ata me fytyra të gjata.
Për gratë, forma e fytyrës nuk ka pasur një ndikim të njëjtë në rezultate si për burrat. Më interesante ishte se, kur u treguan fytyra të njëjta me sy të ngjyra të ndryshme, pjesëmarrësit shprehen se do t’i besonin ato në mënyrë të barabartë.

