Ajo është një nga përkrahëset më të predikuara të bashkëshortit të saj, Cristiano Ronaldo.
Georgina Rodriguez shpesh shfaqet në ndeshjet që zhvillohen nga ekipi i partnerit të saj, Al Nassr, dhe është një mbështetëse e madhe e tij.
Në natën e sotme, ajo është paraqitur në stadium dhe ka pozuar me stil për të treguar mbështetjen e saj për yllin e futbollit.

Në ndeshjen e Al Nassr kundër Al-Duhail, skuadra e Ronaldos ka arritur një fitore me rezultatin 4-3.
Georgina Rodriguez është një bukuroshe dhe shpesh është bërë subjekt i bisedave në media ndërkombëtare për stilin e saj të veshjeve.

Në këtë moment, ata ndodhen në Arabinë Saudite, pasi Ronaldo u transferua te Al-Nassr nga Manchester United përpara Kupës së Botës.
Georgina dhe Ronaldo kanë qenë bashkë për shumë vite dhe kanë dy fëmijë së bashku: Alana Martina dhe Bella Esmeralda.
Në fakt, Ronaldo është baba edhe i tre fëmijëve të tjerë të lindur përmes dy nënave surrogate.