Newcastle United ka kërcënuar Milanin me një padi që mund t’i kushtojë shumë miliona euro skuadrës italiane në lidhje me çështjen e mesfushorit Gianluigi Tonali.
Tonali ka marrë një pezullim prej 10 muajsh për baste të paligjshme dhe mund të humbasë pjesën tjetër të sezonit.
Transferimi i tij te Newcastle është bërë para pak muajsh, dhe klubi anglez është e zemëruar ndaj situatës. Ata planifikojnë të kërkojnë një dëmshpërblim të majmë për këtë çështje.

Mesfushori italian ka pranuar se ka vënë baste në skuadrat e tij për të fituar ndeshje dhe agjenti i tij së fundmi pretendoi se 23-vjeçari është i varur nga bixhozi. Pezullimi i Tonalit do të përfshijë një terapi tetë-mujore dhe pjesëmarrje në nisma kundër lojërave të fatit për të trajtuar problemin e tij me bixhozin.