Këngëtarja e njohur, Nora Istrefi, vazhdimisht përfiton komente për paraqitjet e saj elegante dhe me shumë stil.
Autorja e këngës “Amanet” ka përdorur llogarinë e saj në Instagram për të ndarë disa pamje të reja tërheqëse së fundmi.
Nora është shfaqur me elegancë, veshur me një fustan të gjatë të ngjyrës së gjelbër, me dekolte dhe shpinë të hapur, duke shtuar një zinxhir ari që e vendosi rreth belit.

Për një pamje akoma më kompletuese, këngëtarja ka mbajtur një çantë të vogël të kuqe.
Flokët e saj me volum i ka lënë të lira lart, ndërsa ka shtuar aksesore ari për të përmbyllur detajet.
Fansat janë shumë të impresionuar dhe kanë komentuar pozitivisht shumë për pamjen e saj në postimin e saj në Instagram.
Në një rend tjetër, duhet theksuar se pas një periudhe pushimi, Nora u rikthye me një bashkëpunim të ri me NRG Band në këngën “A ke gjet tjetër”.