Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë një thirrje për rëndësi të arsimit dhe aftësimit profesional në vend, duke e cilësuar atë si thelbësor për mirëqenien sociale. Ai ka prezantuar një fushatë për promovimin e imazhit të arsimit dhe aftësimit profesional.
Kurti ka përmendur rritjen e ekonomisë së vendit dhe investimet e huaja direkte, duke theksuar nevojën për një fuqi punëtore të aftë dhe inovative.
Kryeministri ka theksuar se përmes sistemit dual, i ngjashëm me modelin gjerman, synohet të integrohen praktikat më të mira me kontekstin unik të Kosovës. Fushata synon të nxisë bashkëpunimin mes kompanive, shoqatave, shkollave profesionale, nxënësve dhe prindërve për të ndërtuar një sistem dual efektiv.
Kurti ka rekomanduar që kompanitë të adresojnë propozimet e tyre te Ministria e Arsimit dhe shkollat përkatëse, duke shprehur synimin për të plotësuar vendet e lira të punës dhe për të ndihmuar në përgatitjen e nxënësve për tregun e punës.