Disa njerëz janë zhdukur pasi dy anije mallrash janë përplasur pranë ishullit gjerman Helgoland në Detin e Veriut.
Incidenti thuhet se ndodhi kur anijet Bahaman Polesie dhe British Verity u përplasën me njëra-tjetrën rreth orës 5 të mëngjesit me kohën lokale, 12 milje detare në jugperëndim të Heligoland.

‘Verity’ ishte nisur drejt Britanisë, duke transportuar çelik nga qyteti verior gjerman i Bremenit në Immingham në Lincolnshire kur u përplas me Polesie, i cili ishte nisur nga Hamburgu në një udhëtim për në La Coruña në Spanjë.
Komanda qendrore e emergjencave detare të Cuxhaven tha në një deklaratë se “supozohet” se Verity është fundosur si rezultat i përplasjes.
Siç kanë thënë autoritetet, është duke u zhvilluar një kërkim për Verity 91 metra të gjatë.