Ylli Limani, këngëtari i njohur, ka ndarë me fansat lajme emocionuese lidhur me albumin e tij të ri. Albumi i quajtur “Tjetër” pritet të publikohet më datë 21 dhjetor 2023.
Në një postim në Instagram, Ylli shkruan se ky album do të sjellë emocione të forta dhe gëzim. Derisa fansat presin me padurim datën e publikimit, ata tashmë mund të shijojnë suksesin e tij aktual me këngën “Spirti”, një bashkëpunim me këngëtarin tjetër të njohur, Sidarta.
Ylli Limani vazhdon të mbetet i angazhuar me koncerte dhe ngjarje muzikore të tjera.