Kirurgët në New York kanë kryer transplantimin e parë të plotë të syrit në një pacient, megjithatë, ende nuk është e sigurt se syri i ri do t’ia kthejë shikimin personit. Pacienti, Aaron James, humbi një pjesë të madhe të fytyrës si pasojë e një aksidenti me rrymë 7,200 volt në vitin 2021.
Operacioni ka zgjatuar 21 orë dhe ka përfshirë një transplantim të kornesës së syrit. Ky moment shënohet si një hap kyç për rivendosjen e shikimit për ata që vuajnë nga shikimi i humbur. Megjithatë, ende nuk është e sigurt se syri i ri do të funksionojë në mënyrë të plotë.

Aaron James, 46 vjeç, i cili punonte në shërbimet komunale në Arkansas, u nënshtrua gjithashtu një transplanti të pjesshëm të fytyrës, duke përfshirë mbi 140 punonjës shëndetësorë. Mjekët raportojnë se ai po shërohet mirë dhe syri i ri duket i shëndetshëm. Mjeku Eduardo Rodriguez, një nga kirurgët kryesorë, vlerësoi këtë operacion si një arritje të madhe në fushën e transplantimeve të fytyrës.