Inxhinierja shqiptare, Mira Murati, aktualisht shefe e teknologjisë në kompaninë OpenAI, është emëruar anëtare e Organit Këshillimor të Nivelit të Lartë për Inteligjencën Artificiale të Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara.
Në këtë rol, Murati ka përgjegjësi të rëndësishme në drejtimin e ekipit të kërkimit, produkteve dhe sigurisë në OpenAI, ku punon për zhvillimin dhe vendosjen e teknologjive AI si ChatGPT, DALL-E dhe GPT-4. Para kësaj, ajo ka pasuar një karrierë të suksesshme duke menaxhuar ekipet në Leap Motion dhe duke kontribuar në projekte pionere në Tesla Motors në fushën e automjeteve.
Mira Murati, një inxhinier dipllomuar nga Shkolla e Inxhinierisë Dartmouth Thayer, tashmë është pjesë e një trupi këshillimor ndërkombëtar i cili synon të ndihmojë në koordinimin dhe qeverisjen e inteligjencës artificiale në nivel global, duke përdorur ekspertizën e saj për të adresuar sfidat dhe rreziqet potenciale të kësaj teknologjie.