Dua Lipa, këngëtarja britanike, pritet të shënojë një sukses të jashtëzakonshëm në karrierën e saj, duke u bërë këngëtarja femër me të ardhurat më të larta në Britani dhe duke kaluar në pasuri të kolegës së saj të njohur, Adele. Sipas regjistrave të kompanisë së Lipës, “Radical22 Ltd”, biznesi i saj ka realizuar fitime të mëdha, arritje të cilat e bëjnë atë një nga artistet më të pasura të skenës muzikore.
Kompania “Radical22 Ltd” është e drejtuar nga vetë këngëtarja dhe babai i saj, Dukagjin Lipa, i njohur ndryshe si Dugi, dhe është përfshirë në menaxhimin e të gjitha aseteve të saj tregtare. Sipas dokumenteve zyrtare të “Companies House”, kompania ka realizuar fitime prej afërsisht 68 milionë funte (78 milionë euro) vitin e kaluar, duke i tejkaluar të ardhurat e Adele në Mbretërinë e Bashkuar.
Pasuri neto e kompanisë “Radical22 Ltd” në dhjetor të vitit 2022 është rreth 29.9 milionë funte (34.4 milionë euro), e cila është gati tre herë më shumë se ajo që kishte në vitin 2019. Kompania ka shënuar një rritje të konsiderueshme, duke arritur një fitim prej 8.3 milionë funte (9.5 milionë euro) në një vit nga viti paraprak në vitin 2021.
Një tjetër kompani e Dua Lipës, “Radical22 Live”, ka pasuri të vlerësuar në 38.56 milionë funte (44.39 milionë euro) në vitin 2022, krahasuar me 32.48 milionë funte (37.39 milionë euro) në vitin 2021.
Megjithatë, edhe pse Dua Lipa po arrin suksese të mëdha, Adele mbetet ende në krye të listës së pasurisë së saj. Sipas listës së pasurisë neto për vitin 2023 të Sunday Times, Adele mendohet të ketë një pasuri të raportuar neto prej rreth 165 milionë funte (190 milionë euro), duke rritur pasurinë e saj nga viti 2022 për 15 milionë funte (17.2 milionë euro). Ndërkohë, pasuria neto e Dua Lipës në fund të vitit 2022 mendohet të jetë rreth 27.5 milionë funte (31.6 milionë euro).
Kjo zhvillim pozitiv bën që Dua Lipa të jetë në rrugë të duhur për të shënuar një rrugëtim financiar të jashtëzakonshëm dhe madje për të shkuar drejt statusit të miliarderes deri në moshën 40-vjeçare.