Sektori i blegtorisë shpeshherë shihet si një mundësi fitimprurëse, por disa fermerë, përfshirë Vehbi Dervishajn nga Orizja e Gjakovës, shprehin shqetësimin se këtë sektor po e braktisin të rinjtë.
Dervishaj dhe dy punëtorë të tij janë të angazhuar në përpunimin e misrit për rreth 50 krerë lopë qumështore. Një nga sfidat që po hasin është braktisja e kësaj veprimtarie nga të rinjtë. Ai ka arritur të sigurojë mbi 25 mijë kilogram misër nga vetëm dy hektarë të mbjellë.
Ndonëse prodhimi i tij është i suksesshëm, fermerët, në përgjithësi, po përballen me sfidat e mungesës së interesit të të rinjve për të angazhuar në blegtori. Dervishaj tregon se brenda një dite dorëzon 350 deri 400 litra qumësht, por vonesat në pagesë po bëhen një problem shtesë për të.
Vehbi Dervishaj, 75-vjeçar, po ashtu është pasionuar për bletarinë dhe ka mbi 60 vite që merret me këtë fushë. Sidoqoftë, është shqetësuar për ardhmërinë e sektorit të blegtorisë duke theksuar braktisjen e tij nga të rinjtë dhe sfidat financiare që po haset.