Teleskopi hapësinor James Webb ka bërë zbulime të rëndësishme duke gjurmuar në zemrën e galaktikës tonë Rruga e Qumështit. Teleskopi ka përdorur aftësinë e tij për të parë në dritën infra të kuqe, e cila është e padukshme për sytë e njeriut, dhe ka zbuluar detaje të papara më parë në rajonin e njohur si Shigjetari C, një zonë aktiviteti formimi yje që ndodhet afër vrimës së zezë supermasive në qendrën e galaktikës Shigjetari A*.
Shigjetari C ndodhet rreth 300 vite dritë larg vrimës së zezë supermasive në qendrën e galaktikës. Teleskopi James Webb ka shfaqur imazhe të mahnitshme dhe shkencëtarët shpresojnë se këto zbulime do të ndihmojnë në kuptimin e proceseve të formimit të yjeve dhe të përparimit të elementëve të rëndë në univers.
Samuel Crowe, hetuesi kryesor i vëzhgimeve dhe një student universitar në Universitetin e Virxhinias, komentoi se “imazhi nga Webb është mahnitës dhe shkenca që do të marrim prej saj është edhe më e mirë”. Ai theksoi se kuptimi i yjeve masive është i rëndësishëm për të kuptuar historinë e origjinës së pjesës më të madhe të universit.